Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 10.10.2011




Mbledhja plenare e Kuvendit mbahet më 14 tetor

Do të shqyrtohen katër projektligje, si dhe Propozimvendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarit në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kryesia vendosi të krijojë grupin e miqësisë Kosovë-Itali dhe kërkoi funksionalizimin e grupeve ekzistuese të miqësisë
Mbështetet nisma për shënimin e 10-vjetorit të punës së Kuvendit


Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr.Jaskup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka miratuar rendin e ditës për mbledhjen plenare të 14 tetorit, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Pjesa e parë e mbledhjes është rezervuar për dy pikat  zakonshme të seancave të rregullta: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.

Në vazhdim do të shqyrtohen për herë të dytë:
Projektligji për ndihmë juridike falas,
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-001 për  përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, Projektligji për Akcizën në Produktet e Duhanit, si dhe Projektligji për forenzikën.

Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe  Propozimvendimi i  Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarit në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kryesia në mbledhjen e sotme ka vendosur  të krijojë grupin e miqësisë Kosovë-Itali, si dhe ka kërkuar funksionalizimin e grupeve ekzistuese të miqësisë, duke mbështetur idenë për krijimin e  grupe të tilla për më shumë vende të rajoneve të ndryshme të botës.

Kryesia ka mbështetur nismën për shënimin e 10-vjetorit të punës së Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar lidhur me vizitën e realizuar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Parlamentin e Skocisë, nga 19-23 shtator 2011.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit