Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 03.04.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, në mbledhjen e sotme rishqyrtoi amendamentet e Projektligjit për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror. Komisioni, pas shqyrtimit vendosi t'i miratojë ato, ndërkaq, Projektligjin ta procedojë tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.