Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 26.04.2012
Në mbledhjen e sotme Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesonte z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar dy Projektligje si vijon Projektligjin nr. 04/L-92 për personat e verbër dhe personat pjesërisht të verbër, me raportin e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, me amendamente si dhe shqyrtoi Projektligjin nr. 04/L-67/1 për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, me raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Midis dhe Planifikim Hapësinor me amendamente.
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të dy Projektligjeve (për tu miratuar) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përndryshe, në këtë mbledhje Komisioni ngriti Grupin punues prej katër anëtarësh për të monitoruar Ligjin kundër diskriminimit.