Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 30.04.2012




Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar, ka përkrahur pesë projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.

Pasi konstatoi përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, komisioni përkrahu këto projektligje: Projektligjin për personat e verbër dhe personat pjesërisht të verbër, Projektligjin për teatrot, Projektligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, si dhe Projektligjin për mbeturinat.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane