Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në përurimin e Kullës së dëshmorit Ilaz Kodra dhe zbulimin e bustit të tij
, 30.04.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë në manifestimin që u organizua sot me rastin e përurimit të Kullës së njërit prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe hero i Kosovës, Ilaz Kodrës, si dhe zbulimit të bustit të tij, në Prekaz të Skenderajt, në 13-vjetorin e rënies.
Me këtë rast, kryetari Krasniqi vendosi një tufë lulesh pranë bustit të dëshmorit.