Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 08.05.2012
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga Nait Hasani, në mbledhjen e sotme shqyrtoi disa nga amendamentet e Projektligjit për ndërtimet.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Shoqata e arkitektëve të Kosovës.
Amendamentet e mbetura të këtij Projektligji do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së radhës.