Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes së Komisionit për Bujqësi...

, 15.05.2012




Mbledhja e djeshme e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, vazhdoi edhe sot me shqyrtimin e amendamenteve të Projektligjit për ndërtimet.

Në këtë mbledhje të kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, ishte i pranishëm edhe Sazan Ibrahim, përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, sekretari i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, Valdet Osmani përfaqësues i Shoqatave të arkitektëve të Kosovës dhe Nebi Zariqi nga Oda Ekonomike e Kosovës. Komisioni në këtë mbledhje shqyrtoi disa nga amendamentet e Projektligjit.

Amendamentet e mbetura do të shqyrtohen nesër në mbledhjes së radhës.

Nga vazhdimi i mbledhjes së Komisionit për Bujqësi...