Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 16.05.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit Ali Sadriu, u shqyrtua Raporti i Auditimit të Pasqyrave financiare të Zyrës Rregullative të Ujërave dhe Mbeturinave, për vitin 2011.

Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, si dhe drejtori i ZRRUM-it, Raif Preteni, të cilët u përgjigjën para anëtarëve të komisionit.
Me këtë rast u theksua se pasqyrat vjetore financiare prezantojnë gjendje të drejtë dhe raporti i auditimit për ZRRUM-in është me opinion të pakualifikuar.

Bazuar në këtë raport, u theksua fakti se ZRRUM-i ka treguar progres nё adresimin e rekomandimeve të ZAP-it, ndërkaq u vënë në pah edhe disa nga mangësitë jo materiale të cilat janë hasur në ZRRUM. Më tej u tha se ZRRUM-i ka ndërmarrë veprime pёr adresimin e rekomandimeve të ZAP-it. Nga dhjetё rekomandime, ZRRUM ka adresuar shtatë sosh.

Me këtë rast anëtarët e komisionit duke vlerësuar raportin theksuan se ZRRUM-i ka bërë një hap të mirë drejt plotësimit të rekomandimeve dhe ky fakt duhet të jetë shembull për organizatat tjera buxhetore.

Më tej u diskutua edhe për borxhet e trashëguara, servisimin e automjeteve zyrtare, procedurat e udhëtimeve zyrtare, faturimin etj.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike