Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës dhe OSBE-ja promovojnë nismën për dialog me Shoqerinë Civile
, 21.05.2012
Të martën, më 22 maj 2012, Kuvendi i Kosovës dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të fillojnë një iniciativë të re dialogu ndërmjet kuvendit dhe shoqërisë civile.
Me këtë rast Kuvendi do të bëjë edhe prezentimin e databazës së organizatave të shoqërisë civile, e cila së shpejti do të bëhet publike në web-faqen e Kuvendit. Shoqërive civile do tu kërkohet që të bëjnë regjistrimin në këtë databazë, regjistrim ky i cili do tu mundësojë atyre qasje më të mirë në punën e Kuvendit të Kosovës.
OSBE-ja do të bëjë edhe prezantimin e raportit vlerësues mbi marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile, ndërkohë që anëtarët e Kuvendit dhe shoqëria civile do të mund të japin komentet e tyre rreth këtij vlerësimi.
Ftohen mediat që të përcjellin ngjarjen, e martë, 22 maj, Hotel Sirius, duke filluar në orën 10:00.