Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 30.05.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, u raportua lidhur me procesin e monitorimit të zbatimit të Ligjit të punës.
Anëtarët e grupit punues paraqitën para komisionit të gjeturat gjatë vizitave në terren, ndërkaq u paralajmëruan edhe vizita të tjera që do t'iu bëhen institucioneve relevante, në mënyrë që të merren të gjitha informacionet e nevojshme për hartimin e raportit dhe nxjerrjen e rekomandimeve.