Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 19.06.2013




Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave ishte temë qendrore në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në të cilën merrte pjesë edhe zëvendësministri i Administratës Publike, Basri Musmurati me bashkëpunëtorë. Në mbledhje u theksua se ndryshimi dhe plotësimi Projektligji ka të bëjë me propozimin që selia e Komunës së Parteshit të jetë Pasjani; formimin e komunave në Rogovë dhe Gjonaj; ndërsa në nenin 10 të ligjit në fuqi shtohet edhe teksti: Iniciativa për ndryshimin e kufijve administrativ të komunave mund të bëhet me propozim të ministrisë përgjegjëse për vetëqeverisje lokale dhe miratim të Qeverisë së Kosovës, si dhe me kërkesën e parashtruar me shkrim nga 10 për qind e qytetarëve të komunës me të drejtë vote. Pas debatit Komisioni me shumicë votash përkrahu këto ndryshim - plotësime dhe njëherësh e procedoi këtë projektligj për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media