Lajmet e fundit
2009
- , 30.04.2009
Nga punimet e seancës plenare
Kuvendi votoi emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës. Debat i gjerë parlamentar lidhur me Raportin e punës së RTK-së për vitin 2007 dhe Raportin të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të hyrat transmetuesit publik. Deputetët shprehen se ka keqmenaxhim dhe politikë të anshme redaktuese në RTK
- , 30.04.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u kthye nga vizita zyrtare në Kroaci
Gatishmëri për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës. Ofrohet mbështetje për realizimin e synimeve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian
- , 30.04.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u takua me presidentin e Kroacisë, z. Stjepan Mesiq
Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve janë shumë të mira. Mirënjohje për kontributin e madh që ka dhënë Kroacia për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare
- , 30.04.2009
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës kthehet nga vizita në Kroaci
- , 29.04.2009
Kryeparlamentari ,dr. Jakup Krasniqi, u takua me zëvendëskryeministren e Republikës së Kroacisë, zonja Jadranka Kosor
Gatishmëri e Qeverisë së Kroacisë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Të liberalizohet regjimi i vizave. Takim i ngrohtë me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci
- , 29.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim
U mor vendim që, në tërë hapësirën e Republikës së Kosovës, të zbatohet në tërësi Ligji për përdorimin e gjuhëve. Javën e ardhshme të vizitohet Komuna e Prizrenit pët të mbikëqyrë implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kurse në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit të ftohen ministri i Ministrisë për Punë të...
- , 29.04.2009
Vizita e kryetarit të Kuvendit dr. Jakup Krasniqi në Kroaci
Gatishmëri për thellimin e marrëdhënieve të mira midis dy parlamenteve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Kroacia do të vërë në dispozicion gjithë përvojën e saj integruese dhe do ta ndihmojë Kosovën në këtë proces. Të dy kryetarët u pajtuan që të përgatitet një memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve dhe të...
- , 28.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
U miratua plani i aktiviteteve që dalin nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian
- , 28.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
Shkelje të dyanshme në rastin e radios “Zëri i Sharrit”. Propozohet të gjendet një zgjidhje për këtë problem
- , 28.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Raporti vjetor është përgatitur shumë mirë, por është e dëshirueshme që, drejtori apo dikush nga anëtarët e Bordit të Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina , të jetë i pranishëm në mbledhjen e ardhshme të Komisionit
- , 28.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Për shkak të mos ardhjes së kryetarit të Bordit, z. Anton Berisha, si dhe të asnjërit prej anëtarëve të këtij Bordi, Raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për vitin 2008, u shty për mbledhjen e ardhshme të Komisionit.
- , 27.04.2009
OSBE-ja i dhuroi 10 kompjuterë Kuvendit të Kosovës
- , 27.04.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia shqyrtoi Rekomandimin e Komisionit përzgjedhës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Trustit do të shtrohet si pikë e parë e seancës plenare të 30 prillit. Rekomandimi e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës
- , 27.04.2009
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi viziton Kroacinë
- , 24.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ish-ushtarët e Batalionit Atlantiku
Në dhjetëvjetorin e krijimit të Batalionit Atlantiku, ish ushtarët vijnë në Kosovë dhe Shqipëri gjurmëve të angazhimeve luftarake të batalionit Formacioni ishte krijuar në kohën kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin dhe përbëhej nga të rinj atdhetarë me prejardhje nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Jemi të gjithë krenarë dhe me fat që...
- , 24.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
Përfundoi amendamentimi i Projekt Rregullores së Kuvendit dhe përkrahet procedimi i saj për miratim në Kuvendin e Kosovës
- , 22.04.2009
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti një delegacion të gjerë nga Turqia, të prirë nga zëvendëskryetari i Parlamentit, z. Nevzat Pakdil
Njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës ishte obligim i Turqisë. Në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën erdhi edhe njohja Arabisë Saudite. Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës është me rëndësi të dorës së parë. Kosova është element stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
- , 22.04.2009
Komisioni për Punë të Jashtme priti një delegacion parlamentar nga Finlanda
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Finlandës ndodhen për një mision faktmbledhës në Kosovë. Jemi shtet i ri në ethet e ndërtimit, një vend që ka nevojë për mbështetje, njohje dhe për zhvillim ekonomik të përshpejtuar, kanë thënë kuvendarët e Kosovës
- , 22.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
- , 22.04.2009
Komisionit për Integrime Evropiane shqyrtoi sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë
Një dokument i tillë për përfshirjen sociale do të ishte i nevojshëm për Kosovën, sepse në mungesë të tij, kanë mbetur pa u shfrytëzuar shumë mundësi donacionesh ndërkombëtare në lëmin e shëndetësisë dhe bujqësisë
- , 22.04.2009
Lulzim Zeneli e priti Drejtorin e Agjencisë së Ushqimit të Liuanisë, z. Kazimieras Lukauskas
Lituania premtoi ndihmë dhe bashkëpunim të gjithanshëm në lëmin e ushqimeve
- , 21.04.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca e radhë mbahet më 30 prill. Do të emërohet anëtari joekzekutiv i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore, do të zgjedhet një anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, si dhe do të formohet Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Do të...
- , 21.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Jashtëm slloven, Žbogar
Marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy vendeve. Hapësira të mira për investime në ekonominë e Kosovës. Mund të mësohet nga përvojat sllovene drejt integrimit evropian. Një politikë më unike e BE-së lidhur me Kosovën do të ndihmonte shumë për integrimin e qytetarëve serbë në shoqërinë e Kosovës
- , 21.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
Rregullorja për mbrojtjen e të miturve nga programet joadekuate, si dhe strategjia e digjitalizimit pritet të kryhen brenda këtij viti. U shqyrtua çështja e mbylljes së radios “Zëri i Sharrit”
- , 21.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe Telekomunikacionit
Raporti vjetor (për vitin 2008 i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike është miratuar nga ana e anëtarëve të Komisionit, dhe si i tillë do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në shqyrtim
- , 21.04.2009
Paneli për Avokatin e Popullit shqyrtoi dokumentet e kandidatëve
- , 21.04.2009
Një grup klientësh të QSHM të Prishtinës vizituan Kuvendin e Kosovës
- , 19.04.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u kthye nga Lubjana
Pjesëmarrja në Kongres dhe bisedat me udhëheqjen më të lartë të Sllovenisë vlerësohen të frytshme. Shprehet gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në proceset integruese evropiane
- , 18.04.2009
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi u prit nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, zoti Pavel Gantar
Shprehet kënaqësi për marrëdhëniet miqësore midis Sllovenisë dhe Kosovës, por edhe gatishmëri për thellimin e tyre në të gjitha fushat. Pavarësia e Kosovës vlerësohet , jo vetëm si shprehje e vullnetit të popullit, por edhe si kusht për stabilitetin dhe paqen rajonale. Organizatat e shoqërisë civile kanë rritur ndikimin e tyre në mënyrë të...
- , 17.04.2009
Kryekuvendari Krasniqi uron qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e festës ortodokse të Pashkëve ka uruar sot Peshkopin Artemije dhe gjithë besimtarët ortodoksë të Republikës së Kosovës.
- , 17.04.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u takua me presidentin slloven Danilo Türk
Çmohen lart të arriturat e Kosovës, si faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe në Evropën Juglindore. Marrëdhënie të shkëlqyera ndërparlamentare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Ashtu si është ndihmuar Kosova drejt pavarësisë, do të ndihmohet edhe në proceset e integrimit evropian. Kryeparlamentari Krasniqi po...
- , 16.04.2009
Nga punimet e seancës plenare
Deputetët shqyrtuan Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për veprimtarinë private në shëndetësi. Seanca miratoi në parim tri projektligje, kurse për herë të dytë shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës. Ministrat e kabinetit qeveritar iu përgjigjen pyetjeve parlamentare për punën e...
- , 15.04.2009
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Komisioni shqyrtoi në parim Projektligjin për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar dhe amendamentet në Projektligjin për themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore
- , 15.04.2009
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi merr pjesë në Kongresin e Lubjanës me temën “Organizatat e shoqërisë civile dhe sfidat e autoriteteve publike”
- , 15.04.2009
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi, priti të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, znj.Tarja Fernandez
Kryetarit të Kuvendit iu dorëzua ftesa për vizitë zyrtare në Finlandë, e cila do të zhvillohet nga fundit i shtatorit të këtij viti. Gatishmëri për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës
- , 15.04.2009
U takua paneli për Avokatin e Popullit
Paneli përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët i ka deleguar Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi.
Anëtarëve të panelit do tu prezantohet i gjithë dokumentacioni për të 29 kandidatët që kanë konkurruar për Avokat të Popullit - , 14.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi, ka pritur sot një delegacion parlamentar nga Shqipëria
Është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve. Mundësi të gjera për bashkëpunimin e ndërsjellë në shumë fusha me interes të përbashkët. Kosova i gëzohet anëtarësimit ë Shqipërisë në NATO
- , 14.04.2009
Komisioni për Punë të Jashtme priti delegacionin parlamentar nga Shqipëria
Marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet komisioneve homologe Zhvillime pozitive në të dy vendet. Kosova po ecën drejt rrënjosjes së pavarësisë, kurse Shqipëria drejt anëtarësimit edhe në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është i rëndësishëm edhe për Kosovën. Të krijohen zona të lira doganore në pjesën veriore të Shqipërisë
- , 14.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Duke toleruar bojkotin e policëve serbë, në të njëjtën kohë nuk iu jepet mundësia të rinjve serbë për të punuar, megjithë gatishmërinë e tyre
- , 14.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
U nxor përfundimi, sipas të cilit, në formë të shkruar, duhet të informohet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, se Zyra e Rregullatorit për Ujërat e Përdorura dhe për Mbeturinat, funksionon në bazë të Ligjit nr. 03/L-086, i cili aktualisht është në fuqi. Këshilli për Ujërat e Kosovës nuk funksionon. Do të duhej që në afat prej 2...
- , 14.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
U mor vendim për takim të sërishëm të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion dhe përfaqësuesve të Ministrisë për Tregti dhe Industri, për t’i shqyrtuar nenet kontestuese të këtij Projektligji dhe me qendrime të qarta, raporti t’i paraqitet Komisionit të përmendur. U miratua Raporti i punës së...
- , 14.04.2009
Do të mbahet mbledhja e Këshillit nismëtar për Kuvendin e të Rinjve të Kosovës
- , 11.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi uron për Pashkët katolike
Në Kosovë të mbretërojë paqja e dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca
- , 08.04.2009
Mbledhja solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e njëvjetorit të aprovimit të Kushtetutës së Kosovës
Rëndësia historike e Kushtetutës qëndron në sanksionimin juridik që i bën Pavarësisë, por ajo përcakton njëkohësisht orientimin demokratik, evropian të shtetit tonë, duke ligjësuar standardet moderne shtetërore
- , 08.04.2009
Fjala e kryetarit Krasniqi, me rastin e njëvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës
- , 08.04.2009
Fjala e Presidentit Sejdiu në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
- , 08.04.2009
Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën solemne të Kuvendit, me rastin e shënimit të Një Vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
- , 08.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Ministri i Brendshëm Pajaziti raportoi lidhur me procesin e lehtësimit të vizave. MPB-ja në mënyrë të njëanshme e ka përgatitur një plan të liberalizimit të vizave, të cilën ministri Pajaziti e ka prezantuar në Bruksel, e që është pranuar mirë nga Komisioni Evropian
- , 08.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës për vitin e ardhshëm ka përgatit Planin master të shëndetësisë së Kosovës për ndërtimin e spitalit të qytetit të Prishtinës. Sipas planit dhe programit të kësaj Ministrie po bëhen përgatitje për sponsorimin e gjithsej gjashtë projekt ligjeve dhe 11 udhëzimeve administrative kurse si detyrë më prioritare...
- , 07.04.2009
Përfundoi takimi ndërparlamentar PE-Kosova
Përmirësimi i të drejtave të njeriut - përkushtim i vazhdueshëm i institucioneve të Kosovës. Qytetarët serbë të veriut të Kosovës janë peng i bandave, të cilat gëzojnë mbështetjen e Beogradit. BE-ja duhet t’ia thotë Serbisë se nuk mundet më kështu. Qytetarët e të gjitha nacionaliteteve ta respektojnë dhe ta mësojnë gjuhët e mjedisit ku...
- , 07.04.2009
Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeparlamentarit Krasniqi dhe eurodeputetes Doris Pack
Përkushtim i Parlamentit Evropian për të thelluar marrëdhëniet me Kosovën , për ta mbështetur atë në proceset nëpër të cilat po kalon dhe për të siguruar një perspektivë të qartë dhe të sigurt evropiane për Kosovën
- , 07.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon udhëheqjen e Sanatit të Italisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Italisë
- , 07.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
Komisioni konstatoi se janë bërë shkelje ligjore me rastin e shpalljes së konkursit për drejtor dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren
- , 07.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës
- , 07.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Për një javë përfaqësuesit e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duhet edhe një herë, në mënyrë të detajuar, ta shqyrtojnë këtë Projektligj, pra t’i rregullojnë aktet ligjore dhe të gjitha aktet tjera në lidhje me themelimin e Agjencisë për pagesa
- , 06.04.2009
Në Prishtinë filloi takimi ndërparlamentar PE-Kosova
Kosova përkrahet më shumë se çdo vend tjetër joanëtar i BE-së. Perspektivë evropiane për Kosovën. U trajtuan çështje të funksionimit të institucioneve, situata politike dhe ekonomike e vendit, situata e gjyqësorit dhe e bashkëpunimit rajonal në fushën e Integrimit Evropian, si dhe të drejtat e komuniteteve dhe pakicave
- , 06.04.2009
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca solemne me rastin e njëvjetorit të aprovimit të Kushtetutës së Kosovës mbahet më 8 prill, ndërsa seanca e rregullt më 16 prill
- , 03.04.2009
Intervistimi i kandidateve për Gjykatën Kushtetuese shtyhet për të mërkurën
- , 03.04.2009
Në Prishtinë do të mbahet takimi ndërparlamentar PE-Kosova
Do të trajtohen çështje të funksionimit të institucioneve, situata politike dhe ekonomike e vendit, situata e gjyqësorit dhe e bashkëpunimit rajonal në fushën e Integrimit Evropian, si dhe të drejtat e komuniteteve dhe pakicave. Në takim pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët
- , 02.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Estonise, Karin Jaani
Qeveria e Estonisë do ta mbështesë Kosovën në shumë plane. Do të thellohet bashkëpunimi ndërparlamentar, në veçanti i grupeve të miqësisë Kosovë-Estoni
- , 02.04.2009
Kryeparlamentari Krasniqi takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
U shqyrtua funksionimi i organeve të emëruara nga Kuvendi. Vetëm gjashtë organe të pavarura (agjenci, komisione, këshilla, borde) kanë raportuar në Kuvend për vitin 2008, nga 28 sish që e kanë pasur obligim ligjor ta bëjnë këtë
- , 02.04.2009
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit nxorën rekomandime prej pesë pikësh, përkitazi me Peticionin e paraqitur nga 125 magjistrat e shkencave mjekësore
- , 01.04.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Përkrahet procedimi i mëtejmë në Kuvend i Raportit të KPM-së për vitin 2008, i dy projektligjeve , si dhe propozimi për zgjedhjen e anëtarit jo–ekzekutiv të Bordit Drejtues të BQK-së