Lajmet e fundit
, 14.07.2010
Kryeparlamentari Krasniqi takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
Të përshpejtohet amendamentimi i projektligjeve nga komisionet. Të respektohet afati prej dhjetë ditësh pune për paraqitjen e raportit me rekomandimet e komisionit funksional
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Ekonomi...
Ligji aktual është i mirë, por duhet bërë përpjekje që edhe më shumë të punohet në të për t’ia përshtatur rrethanave. Në mungesë të sanksionimit ligjor, afati i shkurtër i arkëtimit të borxheve të PTK-së e dëmton rëndë profitin e kompanisë. ART-ja duhet të jetë më efikase në zbatimin e ligjit
Grupi Joformal të Grave Deputete organizoi tryezë rreth Projektligjit të Punës
U nxorën rekomandime për amendamentimin e Projektligjit të Punës. U kërkua që pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj. U potencua edhe çështja e kontratave verbale të punës, ndërprerja e kontratës së punës nga punëdhënësi, caktimi i pagës minimale, pushimi mjekësor, orari i punës, puna e fëmijëve etj.
Nga mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së
Komisioni shqyrtoi realizimin e planit të punës për këtë seksion dhe planin për sesionin e ardhshëm. Komisioni ka miratuar Memorandumin e Mirëkuptimit me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë