Lajmet e fundit
2010
- , 30.09.2010
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës
U miratuan këto projektligje: Projektligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligji për Prokurorin e shtetit, Projektligji për produkte dhe paisje medicinale, Projektligji për vlerësimin strategjik mjedisor,...
- , 30.09.2010
Komisioni për Ekonomi..., takoi asistentin e zv. sekretarit të Thesarit të Shtetit të SHBA-së, dhe përfaqësuesin e ambasadës së këtij shteti
- , 30.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
Vazhdon amendamentimi i Projektligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave
- , 30.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U proceduan për në mbledhje të Kuvendit projektligjet për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe për Prokurorin e Shtetit
- , 29.09.2010
Tryeza mbi barazinë gjinore e organizuar nga Grupi Joformal i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane
Përvojat më të mira në SHBA dhe në botë tregojnë se pjesëmarrja grave në jetën parlamentare dhe në veprimtari tjera kontribuon shumë në mbarëvajtje të punës. Përgëzohen gratë deputete për rezultatet e arritura në Kosovë
- , 29.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Deri më tani rreth 200 qytetarë rregullisht i kanë marrë pensionet invalidore, por për shkak të ndërprerjes së njëanshme të Marrëveshjes nga Qeveria e Zvicrrës, këtyre shfrytëzuesve të pensioneve më nuk iu paguhen mjetët në para. U nxor përfundimi që, në afatin sa më të shkurtër kohor, në njërën nga mbledhjet e Komisionit për...
- , 28.09.2010
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtues të partive parlamentare
Zoti Krasniqi, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, për zhvillimet politike në vend bisedoi me zotërinjtë: Blerim Shala, Ibrahim Gashi dhe Nexhat Daci
- , 28.09.2010
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
U përcaktua rendi i ditës për mbledhjen plenare të 30 shtatorit. Do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe parandalimin e financimin e terrorizmit, si dhe Rekomandimi për Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Post Telekomit të Kosovës
- , 28.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, ka prezantuar para anëtarëve të komisionit angazhimet dhe sfidat e ministrisë
- , 28.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
U diskutua për Raportin e Auditimit të Ministrisë së FSK-së, për vitin 2009. U përkrah raporti i komisionit nga vizita e realizuar në Ministrinë e FSK-së
- , 28.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
Njohja e diplomave, licencimi i universiteteve dhe lëshimi i diplomave bëhet në harmoni me dispozitat ligjore
- , 28.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrahën dy projektligje me amendamente të grupit të punës, raportet me rekomandime të komisioneve përkatëse për shtatë projektligje të tjera, si dhe një kërkesë e KPMM-së
- , 28.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komsionit përkrahën procedimin e mëtejmë të gjashtë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke e shqyrtuar P/ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.03/L-037 për dokumentet e udhëtimit, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri,...
- , 28.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
U caktua grupi punues për monitorimin e Ligjit për tokat bujqësore
- , 28.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
- , 28.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy raporteve për miratim në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës
- , 27.09.2010
Kryeparlamentari Krasniqi bën deklaratë lidhur me dorëheqjen Presidentit Sejdiu
Respektojmë plotësisht vendimin e Presidentit Sejdiu për hapin që ka marrë në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës
- , 27.09.2010
Kryeparlamentari Krasniqi mban sot konferencë shtypi
Temë e konferencës do të jetë dorëheqja e z. Fatmir Sejdiu nga posti i presidentit Kosovës
- , 27.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U përkrahën propozim-amendamentet në Projektligjin për Aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, si dhe raportet me amendamente të komisioneve funksionale në disa projektligje të tjera
- , 27.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
Amendamentimi i Projektligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga ana e këtij Komisioni pritet të kryhet brenda kësaj jave
- , 27.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni diskutoi në lidhur me “rastin Kiçina”, dhe shqyrtoi disa Projektligje nga aspekti i të drejtave të njeriut
- , 27.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
- , 24.09.2010
Dëgjim publik i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
U diskutua rreth Projektligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Hartimi i këtij projektligji ka qenë proces i konsultave të vazhdueshme me ekspertë vendorë dhe institucione relevante ndërkombëtare. Gjatë regjistrimit, qytetarët nuk janë të detyruar ta deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe religjioze. Parashihet...
- , 24.09.2010
Nga Komisioni për Bujqësi...
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, shqyrtoi Projektligjin për mbrojtjen e natyrës
- , 24.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrahën gjashtë projektligje, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së
- , 23.09.2010
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi miratoi sot pesë projektligje në lexim të parë dhe një në lexim të dytë. U miratua propozim-strategjia e Sigurisë e Republikës së Kosovës
- , 22.09.2010
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Ekonomi...
Projektligji për tregtinë e mallrave strategjike, është një ndër ligjet më të rëndësishme që do të miratojë Kuvendi
- , 22.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
Shumë zgjidhje që propozohen në Projektligjin për Qytetin e Prishtinës duhet të plotësohen e precizohen edhe më
- , 21.09.2010
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
U plotësua rendi i ditës për mbledhjen plenare të 23 shtatorit
- , 21.09.2010
Nga Komisioni për Bujqësi...
Ministria ka propozuar që ndërmarrjet përpunuese të verës të subvencionohen me 0,04 euro për çdo litër të verës së prodhuar gjatë vitit 2009, tha zv/ministri i MBPZHR-së, Xhabir Morina. Sipas MBPZHR-së, Ligji mbi verërat duhet ndryshuar
- , 21.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
U përkrah Projektligji për Energjinë. Komisioni diskutoi rreth nxjerrjes së rekomandimeve për propozim-vendimin e qeverisë për privatizimin e PTK-së
- , 21.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike
Komisioni ka përkrahur Raportin Vjetor të Auditimit, për vitin 2009
- , 21.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni caktoi grupin punues që të amendamentojë Projektligjin për persona të pagjetur
- , 21.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
Angazhime drejt bashkërendimit të aktiviteteve me ministritë përkatëse
- , 21.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë, dhe Mirëqenie Sociale
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- , 21.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Ministri Rashiç theksoi se, për ndërtimin e Qendrës kolektive për vendosjen e komunitetit ashkalinjë në Komunën e Ferizajt, konkretisht në fshatin Dubravë, ( për këtë projekt), janë ndarë gjithsej 440.000 € (200.000 € nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe 40.000 € nga Ministria e...
- , 20.09.2010
U mbajt në Prishtinë Samiti i kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
Takimin e ka hapur kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, kurse e ka përshëndetur kryetari Kuvendit të Kosovës,Jakup Krasniqi. Pajtueshmëri e plotë e pjesëmarrësve të Samitit për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në rrugën drejt integrimeve evropiane. Në përfundim është miratuar njëzëri një deklaratë, në të cilën...
- , 20.09.2010
Deklaratë-Samiti i kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të Parlamaenteve të vendeve të Evropës Jug-Lindore
- , 20.09.2010
Fjala e hapjes e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, në Samitin e kryetarëve të komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës Jug-Lindore
- , 20.09.2010
Fjalë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
- , 20.09.2010
Fjala e anëtarit e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
- , 20.09.2010
Kryetari Krasniqi priti kryetarët e komisioneve për punë të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
Përmes këtyre takimeve thellohen raportet dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve dhe popujve të rajonit. Samiti në Prishtinë - themel mbi të cilin duhet të vazhdojë bashkëpunimi në të ardhmen. Kosova meriton më shumë njohje ndërkombëtare
- , 20.09.2010
Mbledhja e Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
Prishtina duhet të ketë grant të veçantë financimi si kryeqytet. Pallati i Rinisë të përfshihet në Projektligj. Distriktet të mbajnë emra me të cilët tashmë janë mësuar qytetarët, si:Kodra e Diellit , Ulpianë , e jo sipas anëve të horizontit: perëndim, lindje etj.
- , 20.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U përkrahën propozim-amendamentet e grupeve të punës në Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në atë për Prokurorin e Shtetit
- , 20.09.2010
Samiti i kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, vazhdon në orë 15:00
Do të miratohet një deklaratë se samitit. Në orën 15:20 do mbahet konferenca me gazetarë
- , 17.09.2010
Të hënën mbahet në Prishtinë Samiti i kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
Do të bisedohet në temën “Bashkëpunimi rajonal dhe integrimet evropiane”
- , 17.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrahën raportet me rekomandime të komisioneve përkatëse për dy projektligje
- , 17.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë
U shqyrtua Strategjia e Sigurisë së Kosovës dhe puna Agjencisë Kosovare për Inteligjencë
- , 16.09.2010
Nga punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit të Kosovës
Kryeministri Thaçi u paraqit në interpelancë lidhur me prishjen dhe rinegociimin e Marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Deputetët miratuan tetë rekomandime të propozuesit të mocionit për interpelancë. U miratua në parim Projektligji për persona të zhdukur, kurse përfundimisht janë miratuar tri projektligje të tjera...
- , 16.09.2010
Rekomandimet e Kuvendit lidhur me Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën
Kuvendi i Kosovës i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës që në fushën e politikave sociale të ketë prioritet rinegocimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën
- , 16.09.2010
Në “Ditën e Hapur të Rinisë në Kuvendin e Kosovës”, Kuvendi u vizitua nga një grup nxënësish dhe studentësh
Grupi Joformal i Deputetëve të Rinj, pavarësisht përbërjes së tij shumëpartiake, është unik në çështjet që kanë të bëjnë me rininë. Të rinjtë duhet t’i njohin ligjet dhe të forcojnë angazhimet që ato të bëhen më të zbatueshme
- , 16.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ngushëllon familjen Berisha
- , 15.09.2010
Mbledhja e Kuvendit
PTK-ja duhet të privatizohet për shumë shkaqe, ndërsa për ketë ekziston edhe baza ligjore, ishte vlerësim i ministrit Shala dhe i deputetëve të shumicës parlamentare, derisa deputetët e opozitës kundërshtonin privatizimin, duke theksuar se kjo po bëhet me nguti dhe pa arsye. Privatizimi i Ferronikelit është bërë jashtë çdo logjike. Duke aprovuar...
- , 15.09.2010
Kuvendi i Kosovës shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Demokracia ka qenë dhe mbetet aspirim i popujve anekënd botës, sepse ajo është institucionalizimi i lirisë, tha kryeparlamentari Krasniqi. Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendin e Republikës së Kosovës e vizituan filloristë, nxënës të shkollave të mesme, studentë të universiteteve dhe qytetarë nga e gjithë Kosova
- , 15.09.2010
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësues të Asamblesë së Irlandës së Veriut
U bisedua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për përgatitjet për një vizitë të ardhshme në Kosovë të kryetarit të Parlamentit të Irlandës së Veriut, Wiliam Hay. Me Serbinë do të bisedohet për çështje teknike, në funksion të jetës më të mirë të qytetarëve dhe assesi për çështje politike që e prekin integritetin dhe sovranitetin...
- , 14.09.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës feston Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Kuvendi, në bashkëpunim me NDI-n, të mërkurën, më 15 shtator, shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Përmes “Dyert e Hapura” të Kuvendit, nxënës të shkollave të mesme, studentë të universiteteve dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, do të kenë mundësinë të vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës
- , 14.09.2010
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Në mbledhjen plenare të 23 shtatorit do të shqyrtohen pesë projektligje. Projektligji për Personat e Zhdukur shqyrtohet në mbledhjen plenare të 16 shtatorit. Çështja e nominimeve për Bordin për Ankesa të Medieve (BAM) i plotëson kushtet për tu radhitur në seancë plenare
- , 14.09.2010
Kryekuvendari Krasniqi priti nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministrin Ylli Bufi
Opinioni i GJND-së është i favorshëm për gjithë Rajonin. Të bëhen përpjekje akoma më të mëdha për kontakte me të gjitha shtetet, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë
- , 14.09.2010
Në shenjë të 15 shtatorit-Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë sot në Prishtinë u mbajt tryeza “Roli i Parlamentit në demokraci”, e cila u organizua nga Kuvendi i Kosovës dhe NDI
Me Kushtetutën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin, të gjithë janë të barabartë para tij. Shoqëria e re e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e diversitetit etnik, kulturor e fetar dhe të tolerancës
- , 14.09.2010
Komisionit për Ekonomi...takoi përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe përfaqësuesit e USAID-it amerikan
Tre projektligje të cilat kanë kaluar leximin e parë në Kuvend do të harmonizohen në tërësi me ligjet e BE-së
- , 14.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
U përkrahën amendamentet në Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor dhe u caktua grupi punues për Projektligjin e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të duhanit
- , 14.09.2010
Nga mbledhja e Komsionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Për shkak të mosardhjes së ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, z. Sasha Rashiç, takimi i planifikuar me të u shty për një javë nga dita e sotme
- , 13.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës. Kryhen konsultimet e fundit për takimin e komisioneve të jashtme të parlamenteve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Prishtinë, më 20 shtator
- , 13.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrahën tri projektligje nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së
- , 13.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Komisioni i dakordua që të fillojë punën në amendamentimin e Projektligjit për të drejtat e ish-të burgosurve politikë dhe atij për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës së UÇK-së dhe familjeve të tyre
- , 10.09.2010
Kryeparlamentari Krasniqi priti anëtarin e PE-së, Kukan
Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kuvendin e Kosovës në planin e hartimit të ligjeve dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e vendeve të BE-së. Kënaqësi e dyanshme për Rezolutën e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
- , 09.09.2010
Deklaratë e kryekuvendarit, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Serbisë për Rezolutë të re për Kosovën
Deklaratë e kryekuvendarit, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Serbisë për Rezolutë të re për Kosovën
- , 08.09.2010
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Deputetët miratuan në parim pesë projektligje. U përkrah Raporti i dytë i Progresit për Planin e Veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2010, ndërsa Raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për vitin 2009, nuk e mori mbështetjen e deputetëve
- , 08.09.2010
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, uroi myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarë islamë në Kosovë
- , 08.09.2010
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Hashani në Ferizaj
Me rastin e vdekjes së ish-delegatit të Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit1990, dr. Shaban Hashani
- , 08.09.2010
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Petroviq, uron Myftiun Trnava
- , 08.09.2010
Dëgjim publik i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Sikurse Këshilli Gjyqësor, edhe ai Prokurorial duhet ta ketë Sekretariatin e tij. Të specifikohet përbërja e prokurorisë dhe të definohet qartë çështja e trajnimeve
- , 08.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
Procedohet propozimi i Gjykatës Supreme për emërimin e anëtarëve të Bordit për Ankesa të Medieve
- , 07.09.2010
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
- , 07.09.2010
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Më 15 shtator kuvendi do të debatojë lidhur me procesin e privatizimit të PTK-s (sipas mocionit të Grupit Parlamentar të LDD-së), kurse në mbledhjen tjetër plenare më 16 shtator kryeministri Thaçi paraqitet në interpelancë, sipas kërkesës së deputetit Xhemajli. Kryesia i sugjeron Bordit të BQK-së që rekomandimin për shkarkimin e guvernatorit ta...
- , 07.09.2010
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U krijuan grupet punuese dhe u caktuan ekspertët për amendamentimin e tri projektligjeve
- , 07.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut…
Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin për qasje në dokumentet publike, raportin me rekomandime për Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, propozim amendamentet e Projektligjit për tatimin në pronën e paluajtshme të komisionit funksional, si dhe propozim amendamentet e komisionit funksional...
- , 07.09.2010
Nga mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Deri në fund të muajit tetor të këtij viti, Grupi i punës do të dalë me Raportin përfundimtar për P/ligjin e punës , i cili më vonë do t'i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim
- , 06.09.2010
Mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, Kuvendi miratoi në parim gjashtë projektligje
- , 05.09.2010
Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi , në Katedralën e së Lumes Nënë Tereza në Prishtinë,me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së saj
- , 03.09.2010
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë në inaugurimin e shkollës fillore” Abdyl Frashëri” të Prizrenit
Gëzon fakti që qyteti i Prizrenit po shënon të arritura nga dita në ditë
- , 03.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës
- , 02.09.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës në një mbledhje nderi kushtuar Nënës Terezë shënoi 100-vjetorin e lindjes së saj
Fenomeni unik i Nënës Terezë pati shtrirje në krejt rruzullin e tokës dhe e tejkaloi çdo kufi kombëtar, fetar, gjinor, racor. Populli ynë është krenar që pati fatin ta nxirrte nga gjiri i tij një humaniste me përmasa kaq të mëdha botërore
- , 02.09.2010
Fjala e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, në seancë nderi me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë
- , 02.09.2010
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti shefin e UNMIK-ut , z. Lamberto Zannier
Opinioni pozitiv i GJND-së ua ka lehtësuar punën institucioneve të Kosovës. Me Serbinë mund të bisedojmë vetëm për çështje teknike si dy shtete të barabarta
- , 02.09.2010
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti komandantin e ri të KFOR-it, z. Erhard Buhler
KFOR-i gjithnjë ka pasur dhe ka një respekt të madh, jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga qytetarët e saj
- , 02.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Anëtarët e Komisionit u pajtuan që, me disa rekomandime, Raporti financiar i Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, t’i dërgohet për shqyrtim Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës
- , 01.09.2010
Kryekuvendari, dr. Jakup Kasniqi , mbajti një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare
Efikasitet më i lartë në shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve