Lajmet e fundit
, 03.03.2011
Nga mbledhja e Kuvendit
Në kujtim të dy ushtarëve amerikan të vrarë mbrëmë, deputetët mbledhjen e sotme e filluan me një minutë heshtje. Deputetët miratuan Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin mars të viti 2011. Katërmbëdhjetë deputet të rinj bënë betimin
Mbledhja urgjente e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës mbahet ditën e hënë, pos nëse Lëvizja VETËVENDOSJE e sjell deri nesër kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, me 40 nënshkrime
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon z. John A. Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Kryeparlamentari Krasniqi dënon aktin e shëmtuar kriminal ndaj ushtarakëve amerikanë
Krasniqi garanton institucionet dhe popullin amerikan për respektin dhe dashurinë e madhe që ka populli i Kosovës për SHBA-në dhe qytetarët e saj
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan
Ambasadorja Ozan i dorëzoi kryetarit Krasniqi urimin e kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mehmet Ali Shahin. Marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve do të thellohen edhe më tutje