Kryeparlamentari Krasniqi u prit në Departamentin amerikan të Shtetit, nga zëvendës-ndihmës sekretari Reeker
Bashkërisht me institucionet e Kosovës do të punohet në përmbylljen me sukses të procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi mbështetjen në procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
Pas veprimit që ka ndodhur në Drejtorinë Rajonale Policore në Pejë, për mungesën e arit nga dhoma e dëshmive, anëtarët e komisionit, gjatë shqyrtimit të raportit të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me këtë çështje, kërkuan përgjegjësi më të lartë institucionale, nga Qeveria dhe zinxhiri komandues i Policisë...
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, raportoi në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me Projektligjin për shëndetësinë
Përmirësimi i gjendjes në shëndetësi nuk mund të bëhet pa reformim strukturor. Reforma do të zbatohet në etapa dhe Projektligji për shëndetësinë paraqet hapin e parë në këtë drejtim
Nga dëgjimi publik i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Ndërhyrja në pavarësinë buxhetore të këtij institucioni dhe mungesa e hapësirave teknike, paraqesin sfidë në implementimin e Ligjit, tha Kurteshi
Institucioni i Avokatit të Popullit i është ofruar mesatares evropiane në përpunimin dhe zgjedhjen e rasteve
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, Komisioni për Buxhet dhe Financa u takua me ministrin Bode dhe kryetarin e KLSH-së, Leskaj
Fokus interesimi i anëtarëve të komisionit ishte procesi i përgatitjes, shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit dhe rregullimit të pagave për institucionet e pavarura në Shqipëri