Lajmet e fundit
, 07.07.2012
Kryeparlamentari Krasniqi dënon vrasjen e dy qytetarëve në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt
"Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit të vendit", thekson kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, duke kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe akterët sa më parë të marrin dënimin e merituar.