Lajmet e fundit
, 28.08.2012
Kryeparlamentari Krasniqi priti sot anëtarët e Këshillit organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur
Zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe të zhdukur, i preokupon jo vetëm familjarët e tyre, por gjithë Kosovën Me planin e Komunës së Prishtinës për rregullimin e sheshit përballë Kuvendit, parashihet të ngrihet një obelisk. Ka ardhur koha të mendohet për ngritjen e një memoriali, në Prishtinë
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah raporti vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit dhe pesë projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Zjarri që ka përfshirë malet është i papërballueshëm për potencialet komunale madje edhe të vetë shtetit të Kosovës Komisioni vendosi që të formulojë rekomandime për organet kompetente, duke përfshirë edhe kërkesën për ndihmë ndërkombëtare që të përballemi me sukses me zjarret si dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U përkrah raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës dhe pasqyrat e audituara financiare, për vitin 2011 Anëtarët e komisionit shprehën shqetësimin e tyre, me theks të veçantë për normat e larta të interesit të kredidhënies. U kërkua që këto norma të ulen në një masë më të përballueshme për qytetarët
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit
Nga mbledhja e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës
Komisioni përkrahu amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë