Lajmet e fundit
Mbahet një tryezë e rrumbullakët në Kuvendin e Kosovës
, 17.10.2011
Nesër, më 18 tetor 2011, në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e rrumbullakët me temë: Nismat konkrete për politikëbërje në sferën e përfshirjes sociale, në të cilën fjalën hyrëse do ta mbajë kryetari I Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi.
Kjo ngjarje organizohet në shenjë të përvjetorit të 4-të të miratimit të Rezolutës për Deklaratën e Mijëvjeçarit, e ndjekur nga Libri i Bardhë për Përfshirjen Sociale dhe dokumentet tjera politike, të botuara viteve të fundit nga deputetët me mbështetjen e Agjencive të OKB-së. Me këtë rast do të prezantohet edhe broshura "Përfshirja Sociale: njerëzit prapa figurave". Në punimet e kësaj tryeze do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës , shefat e agjencive të UNKT-së, donatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Tryeza fillon në orën 10.