Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 25.11.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar sot projekt-buxhetin e Kosovës për vitin 2012, lidhur me shëndetësinë.
Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar i komisonit, ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Anëtarët e komisionit i bënë një shqyrtim të detajuar buxhetit të ndarë për kategoritë brenda sektorit të shëndetësisë dhe shtruan nevojën për rritjen e tij në disa prej këtyre kategorive.
Kësisoj, u dakordua që një kërkesë e tillë për rritje të buxhetit t'i dërgohet Komsionit për Buxhet dhe Financa.
Në këtë mbledhje, ministri Agani u përgjigj edhe edhe në disa interesime të anëtarëve të komisionit, që lidheshin me problemet në fushën e shëndetësisë.