Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 15.12.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Safete Hadergjonaj, miratoi raportin me amendamente të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosoves për vitin 2012. Në këtë mbledhje, Komisioni u pajtua edhe me propozimin e Ministrisë së Financave për ndryshimin e tatimit të akcizës për cigare dhe prodhimet e tjera të përpunimit të duhanit, të cilën e propozoi ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza. Komisioni shqyrtoi edhe Marrëveshjen financiare të nënshkruar në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për sistemin e ngrohtores qendrore. Lidhur me këtë, Komisioni do t'i rekomandojë Kuvendit ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Në vijim të mbledhjes, Komisioni shqyrtoi edhe raportet me amendamente të komisioneve funksionale të Projektligjit për transmetuesin publik në Kosovë dhe të Projektligjit për Policinë dhe njëherësh përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa