Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

, 27.12.2011




Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, do ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës. Kështu u vendos në mbledhjen e sotme kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit. Këtë vendim, Komisioni e mori me arsyetimin se gjatë shqyrtimit të këtij projektligji duhet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Ndërkaq, lidhur me Projektligjin për bujqësi organike, Projektligjin për parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, Komisioni formoi grupet punuese për amendamentimi e tyre. Lidhur me këtë, Komisioni diskutoi edhe për mundësin e angazhimit të ekspertëve për ndihmë profesionale gjate draftimit të këtyre projektligjeve.
Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për punën e deritashme të Komisionit. Anëtarët e Komisionit duke bërë një rekapitullim të aktiviteteve të këtij viti, vlerësuan se viti që po lëmë pas, është një nga vitet më të suksesshme të Komisionit.

Nga Komisioni për Bujqësi ...