Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 11.01.2012
Shqyrtimi dhe amendamentimi i Projektligjit 04/L-88 për Arkivat, i cili tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvend, ishte temë thelbësore e Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit. Me këtë rast, anëtarët e Komisionit analizuan në mënyrë të thukët tekstin e këtij Projektligji, duke bërë disa vërejtje, sugjerime e saktësime të neneve, në aspektin përmbajtjesor e terminologjik. Pjesëmarrësit në debat vlerësuan punën cilësore të sponzoruesit, përkatësisht të Qeverisë së Kosovës, gjatë hartimit të këtij Projektligji. Në këtë frymë ata bënë edhe disa amendamente në këtë Projektligj, të cilat u miratuan njëzëri nga Komisioni, duke përkrahur njëkohësisht procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji në Kuvend. Në debatin rreth propozimit të zgjidhjeve sa më të mira ligjore, kontribuoi edhe Besim Kajtazi, drejtor i Zyrës Ligjore të Kryeministrisë.
Në këtë mbledhje Komisioni miratoi edhe Raportin vjetor të punës së vet për vitin 2011.