Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 16.01.2012




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, konfirmoi rendin e ditës për seancën e rregullt plenare që do të mbahet më 20 janar, duke i shtuar edhe një pikë: Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Policinë.

Në vazhdim, kryesia shqyrtoi dhe miratoi propozimin për ndarjen e hapësirave për nënkryetarët e Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare dhe deputetët, në aneksin e meremetuar të Kuvendit, të cilin e prezantoi Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Në mbledhje u diskutua, gjithashtu, edhe lidhur me njoftimin e deputetes Mufera Shinik rreth iniciativës për formimin e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovë dhe Turqisë. U njoftua për kompletimin e këtij grupi dhe u dakordua që të kompletohen edhe grupet me shtete të tjera.

Përveç Turqisë, grupe të miqësisë do të krijohen edhe me vende të tjera evropiane e me gjerë.

 

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit