Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 24.01.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtua dhe u përkrah raporti i punës së Komisionit, për vitin 2011.
Tutje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën edhe Projektligjin për Arkivat, si dhe Projektligjin për Fshatin Hoçë e Madhe, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. U tha se këto dy projektligje nuk paraqesin shkelje të parimeve aki komunitare ( acquis communitare) dhe mund të procedohen më tej.
Gjatë këtij takimi u ri konfirmuan edhe grupet punuese për zbatimin e Planit të Veprimit, për vitin 2012.