Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 24.01.2012
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesoi z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit Nr. 04/L/46 për transmetimin publik në Kosovë, me raportin e Komisionit Funksional për arsim, kulturë, rini, sport dhe administratë publike, administratë lokale dhe media me amendamente.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga ICO, OSBE, KDI, PER dhe KPJ.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit, konkretisht ata të cilët janë anëtarë të Grupit parlamentar të SLS, kanë pasur vërejte në nenin 37, konkretisht në amendamentin 15, të propozuar nga Komisioni Funksional, dhe në emër të GP SLS, të njëjtit dhanë amendamentin e vetë të ri, të cilin Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar si amendament të vetin, i cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Për ndryshe në të njëjtën mbledhje të Komisionit, është shqyrtuar edhe Projektligji Nr. 04/L/88 për arkivat me raportin e Komisionit Funksional për arsim, kulturë rini, sport dhe administratë publike, administratë lokale dhe media me amendamente, dhe nga ana e anëtarëve të Komisionit është miratuar, e gjithashtu është shqyrtuar edhe Projektligji Nr. 04/L-62 për fshatin Hoça e Madhe me raportin e Komisionit Funksional për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor, me amendamente të cilat anëtarët e Komisionit me shumicë votash e kanë refuzuar dhe kanë votuar për amendamente, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka paraqitur dhe do të procedohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.