Lajmet e fundit
GGD-ja priti raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Urlike Lunaçek
, 30.03.2012
Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga znj.Teuta Sahatqija, u takua sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeten, Ulrike Lunaçek. Më këtë rast, znj. Lunaçek foli për angazhimin e saj në Parlamentin Evropian, për miratimin e rezolutës me të cilën kërkohet që aplikimi i fusnotës të vlejë vetëm për takimet rajonale , e jo për takime tjera ndërkombëtare etj. Ajo foli edhe për rëndësinë reformës zgjedhore në Kosovë, duke shprehur shqetësimin se ky proces po shkon ngadalë. Kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija, e njoftoi eurodeputeten për angazhimin e GGD-ës, për nevojën e mbajtjeve të zgjedhjeve të besueshme, sidomos për listat zgjedhore dhe evidentimin elektronik të votuesve, për zonat zgjedhore , kuotën gjinore etj. Deputetja Alma Lama, tha se duhet të aplikohet një zonë zgjedhore dhe listat e të hapura. Deputetet e njoftuan znj. Lunaçek edhe për punën që bëhet në integrimin e komuniteteve në jetën shoqërore dhe institucionale në Kosovë. Ato theksuan se njëri nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës është pjesëtar i komunitetit serb, ndërsa në Qeveri nga ky komunitet është një zëvendëskryeministër,ministra etj. Bashkëbisedueset ishin unike në konstatimin se Kosova duhet të angazhohet shumë më tepër për t' i kryer detyrat e veta që kanë të bëjnë me përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE.