Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 03.04.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar propozim-amendamentet e grupit të punës për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale në Kosovë.

Në emër të grupit, propozim-amendamentet i prezantoi deputetja Nazane Breca, ndërsa pas shqyrtimit një për një të tyre, me disa plotësim-ndryshime, ato u përkrahën nga komisioni.

Projektligji u procedua për shqyrtim të mëtutjeshëm në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale