Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 14.05.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit Lutfi Haziri, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji nr. 04/L-109 për komunikime elektronike, me amendamentet e komisionit funksional dhe u vlerësua se është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së.
Në vijim anëtarët e komisionit diskutuan lidhur me veprimet e parapara për tremujorin e dytë të Planit të Veprimit për integrime evropiane, për vitin 2012.
U theksua se gjatë këtij tremujori duhet të bëhet monitorimi i zbatimit të planit të qeverisë dhe duhet të nxirren të gjitha veprimet të cilat janë të domosdoshme. Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe lidhur me çështjen e personave të riatdhesuar, duke u theksuar se duhet të bëhet monitorim për këtë çështje. Më tej u diskutua edhe për angazhimet shtesë të cilat duhet të përfshihen në agjendën e Planit të Veprimit.