Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 16.05.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Time Kadriaj, zëvendëskryetare e parë e komisionit, shqyrtoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për grevat. Pas diskutimeve nga ana e anëtarëve të komisionit, projektligji u përkrah dhe u procedua për shqyrtim në parim në seancë plenare.


Në këtë mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e komisionit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale