Lajmet e fundit
2016
- , 26.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Janë realizuar pjesa më e madhe e aktiviteteve të planifikuara, ndërkaq, ato të cilat kanë mbetur pa u realizuar, do të barten në sesionin vjeshtor, vlerësuan anëtarët e Komisionit.
- , 26.07.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e Republikës së Çekisë
U bisedua lidhur me punën e komisionit, të cilin e drejton, si dhe procesin e integrimit evropiane të Kosovës
- , 26.07.2016
Nga vizita e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në AKP
U diskutua për një varg çështjesh të cilat vazhdojnë të jenë sfiduese për AKP-në.
- , 25.07.2016
Kryetari Veseli u dërgon telegrame ngushëllimi homologut Lammert dhe familjeve të viktimave në Munih
- , 25.07.2016
Kryetari Veseli vizitë në SHBA
- , 23.07.2016
Kryetari Veseli shpreh indinjatën për krimin makabër në Munih
Veseli: Sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta
- , 22.07.2016
Kryetari Veseli dënon ashpër incidentin e sotëm në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon ashpër incidentin e izoluar në hollin e Kuvendit,
- , 21.07.2016
Hapja e dyerve sjell në Kuvend rreth 500 bashkatdhetarë
Mërgimtarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe janë takuar me deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare
- , 21.07.2016
Nga mbledhja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
- , 20.07.2016
Më 21 dhe 22 korrik, Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
- , 20.07.2016
Komisioni për Punë të Jashtme priti dy ekspertë të njohur nga Universiteti i Iowa-s
Deputetët shprehën vullnetin e patundur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për integrime euroatlantike, kurse mysafirët amerikanë janë zotuar se vendi i tyre do të vazhdojë ta mbështesë shtetin e ri të Kosovës dhe popullin e saj.
- , 20.07.2016
Nga vizita e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në KPMM
Për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale, kërkojmë edhe mbështetjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka thënë Musa Shabaini, kryesuesi i Bordit të KPMM-së. Komisioni do të jetë në përkrahje të Bordit të KPMM-së për tejkalimin e sfidave dhe rritjen e mëtutjeshme të performancës, është shprehur kryetari i Komisionit, Mustafa.
- , 19.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
Ministri Hyseni raportoi lidhur me situatën e sigurisë në vend, zbatimin e detyrimeve që dalin nga Raporti i Progresit për Kosovën dhe Planin kombëtar për zbatimin e MSA-së
- , 19.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik
Komisioni shqyrtoi Raportin vjetor te punës për vitin 2015 të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare
- , 18.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
- , 18.07.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi aktivisten Valdete Idrizi
Emini: Aktivistja Idrizi, shembulli më i përsosur i gruas intelektuale që përpiqet shumë për vendin dhe shoqërinë në tërësi
- , 18.07.2016
Deputetja Brovina priti përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë
Bisedua lidhur problemet në sektorin e shëndetësisë, si dhe ndryshimet e legjislacionit që janë duke u bërë ne ketë sektor
- , 16.07.2016
Kryetari Veseli përgëzon Kuvendin e madh turk dhe institucionet e tjera për kthimin e rendit dhe ligjit në Turqi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur.
- , 15.07.2016
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 4 gusht. Paraprakisht, më 3 gusht, mbahet tryezë profesionale-shkencore lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi
- , 15.07.2016
Kryetari Veseli ngushëllon autoritetet dhe popullin francez, pas sulmit të mbrëmshëm
Veseli: Sulmi në Nicë ishte goditje e rëndë ndaj popullit francez dhe vlerave tona të përbashkëta
- , 14.07.2016
Nga punime e seancës plenare
Deputetët ratifikuan një marrëveshje ndërkombëtare, i shqyrtuan dy projektligje, si dhe raportin vjetor të BQK-së
- , 13.07.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti ambasadoren franceze, Maryse Daviet
Kryetarja Emini falënderoi ambasadoren Daviet për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen
- , 13.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U diskutua lidhur me Marrëveshjen e kredisë Kosovë - Unicredit Bank Austria AG, për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK.
- , 13.07.2016
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
- , 13.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Deputetët e komuniteteve jo shumicë vlerësuan se neni 11, i Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nuk është duke u zbatuar.
- , 13.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, shqyrtoi Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij në parim.
- , 13.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Komisioni diskutoi lidhur me shqyrtimin e raporteve të auditimit për vitin 2015
- , 13.07.2016
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
- , 12.07.2016
Komisioni për Zhvillim Ekonomik vizitoi Autoritetin Kosovar të Konkurrencës
Komisioni shprehu gatishmërinë e vet për përkrahjen e Autoritetit, në krijimin e një organi funksional dhe profesional.
- , 12.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
U përkrahën katër projektligje. Projektligji për Rregullat e Komunikacionit Rrugor me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës.
- , 12.07.2016
Komisioni për Integrime Evropiane
- , 12.07.2016
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
- , 12.07.2016
Kryetarja e Komisioni për Integrime Evropiane takoi ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets
Ambasadorja Viets, shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.
- , 11.07.2016
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
U diskutua për Projektligjin për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
- , 11.07.2016
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
Kuvendi miratoi propozimin e Kryesisë për shpalljen e 5 Shtatorit Dita e Bamirësisë - Nëna Terezë në Republikën e Kosovës
- , 11.07.2016
GGD përshëndet emërimin e Dhurata Hoxhës, ministre të Ministrisë së Drejtësisë
GGD-ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet.
- , 10.07.2016
Kryetari Veseli takoi Viktoria Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me znj. Viktoria Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit Amerikan.
- , 09.07.2016
Kryetari Veseli mori pjesë në hapjen e fushatës për promovimin e Regjistrit të Diasporës
Veseli: Diaspora jeton me neve, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Ata jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar
- , 08.07.2016
Veseli: Kur Kosova dhe ShBA-ja kanë ecur së bashku, suksesi asnjëherë nuk ka munguar
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë
- , 08.07.2016
Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e nisur dje, ka vazhduar edhe sot nën kryesimin e kryetarit, Kadri Veseli, me votimin e amandamenteve të mbetura dje,
- , 07.07.2016
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
Miratohen në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, si dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për financat e Pushtetit Lokal
- , 06.07.2016
Kryetari Veseli dhe Erhard Busek nënshkruan memorandumin për zbatimin e Projektit Punëtoritë për demokraci/Demos-ti
Projekti është program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend
- , 06.07.2016
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, Projektligji për Ratifikimin Marrëveshjes për hua ndërmjet KFW, Frankfurt am Main dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe...
- , 06.07.2016
U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe KDI-së
Veseli: Bashkëpunimi me shoqërinë civile, mediat dhe publikun në përgjithësi, si dhe transparenca e llogaridhënia, janë jetike për punën e Kuvendit të Kosovës
- , 05.07.2016
Kryetari Veseli shtroi darkë për nder të festës së Bajramit
Veseli: Ne jemi krenarë se asnjëherë nuk kemi lejuar që feja të keqpërdoret për qëllime johumane. Adhurimi për zotin dhe respekti për njeriun janë të pandashëm
- , 05.07.2016
Kryetari Veseli vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës
Veseli: Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, përçoj mesazhin për paqe e dashuri midis njëri-tjetrit dhe respektin e madh për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit
- , 04.07.2016
Komisioni për Integrime Evropiane
Ministria, vazhdimisht e ka trajtuar me seriozitet reformën në drejtësi, duke përmbushur edhe rekomandimet e dala nga Raporti i Progresit të KE-së për Kosovën.
- , 04.07.2016
Kryetari Veseli uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Republikën e Kosovës.
- , 04.07.2016
Nga mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
Miratohet projektligji për Rregullat e Komunikacionit Rrugor
- , 04.07.2016
Urim i kryetarit Veseli me rastin me 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë pjesëtarët e prezencës civile dhe ushtarake amerikane në Kosovë, me rastin e 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
- , 02.07.2016
Në Kuvendin e Kosovës shënohet përvjetori i Deklaratës kushtetuese
Kadri Veseli: Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë rreth vizionit që duhej ndjekur vendi ynë në ato vite të kthesave të mëdha
- , 01.07.2016
Nesër, kryetari Veseli organizon pritje për delegatët nënshkrues të Deklaratës së 2 Korrikut 1990
Të shtunën, më 2 korrik 2016, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizon pritje për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët miratuan Deklaratën e 2 Korrikut të vitit1990.
- , 01.07.2016
Kryeparlamentari Veseli takoi senatoren amerikane Ernst
Kryetari Veseli shprehu konsideratën më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme nga ShBA-ja, duke e vlerësuar si të jashtëzakonshme, sidomos partneriteti civil-ushtarak me shtetin e Iowa-s
- , 01.07.2016
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Kanalizim për vitin 2015, si dhe Raporti i Auditimit të performancës: Menaxhimi i procesit të pajisjes së nxënësve me tekste shkollore.