Lajmet e fundit

Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, viziton Suedinë

, 05.05.2009




Një delegacion i Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga kryetari i Kuvendit , dr. Jakup Krasniqi, nesër niset për një vizitë zyrtare në Suedi, me ftesë të homologut suedez, z. Per Westerberg.

Në përbërje të delegacionit do të jenë edhe Nexhat Daci, anëtar i Kryesisë, deputetet Safete Hadërgjonaj dhe Suzan Novobërdaliu, si dhe shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për protokoll, Skënder Reçica.

Vizita do të zgjasë prej 6 deri më 9 maj 2009.