Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 05.05.2009
Kryesisa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet më 14 maj, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Pas pikës së përhershme të rendit të ditës - pyetje parlamentare për punën e Qeverisë, do të procedohet me miratimin e projektligjeve. Do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për standardizimin, Projektligji për fuqizim dhe pjesëmarrje të Rinisë, si dhe Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kurse për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për produktet biocide.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet Raporti i punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (për vitin 2008), Raporti i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit (për të njëjtin vit), si dhe Raporti i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Deputetët do të kenë rastin ta dëgjojnë informatën e guvernatorit te Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me gjendjen në Trustin Pensional të Kosovës, nëse në ndërkohë arrin materiali për këtë pikë të rendit të ditës.
Duke e shqyrtuar kërkesën e gjashtë deputetëve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës dhe të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, Kryesia i ka sugjeruar Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve që, konform Rregullores së Punës së Kuvendit, t’i monitorojnë këto ligje dhe të përgatisë për Kuvendin raportin me rekomandime për nivelin e zbatimit të tyre.