Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

, 05.05.2009




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë,të cilin e kryesoi kryetari i Komisionit, z. Lulzim Zeneli, sot mbajti mbledhje, ku pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin e Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina për vitin 2008.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe drejtori i Zyrës së Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, z. Afrim Lajçi.

Pas diskutimit të gjithanshëm për këtë pikë të rendit të ditës, Raporti i ZRUM për vitin 2008 u miratua nga anëtarët e Komisionit dhe si i tillë do t’i procedohet për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor