Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 05.05.2009
Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, z-sha Myzejene Selmani, sot mbajti mbledhje ku si pikë kryesore, për herë të dytë, do të duhej të ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2008, por për shkak të mosardhjes të Kryetarit të bordit, z. Anton Berish, si dhe të asnjërit nga tre anëtarët e këtij Bordi, kjo pikë u shty përsëri për mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës u miratua edhe përfundimi që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit duhet ftuar si kryetari i Bordit, z. Anton Berisha, gjithashtu edhe tre anëtarët tjerë të Bordit, të cilët do të prezantojnë Raportin vjetor të ART për vitin 2008.
Në këtë mbledhje nuk u debatua as për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për rrugët, edhe pse Ministri i Ministrisë për Transport, Postë dhe Telekomunikacion, z. Fatmir Limaj, në vija të shkurtra i njoftoi anëtarët e Komisionit përkitazi me këtë pikë, anëtarët e Komisionit ishin të mendimit që, për shkak të mospërfundimit të raportit të Grupit punues në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për rrugët, kjo pikë të prolongohet për njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit.