Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 06.05.2009




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 10/57, dt. 13.03.2009 lidhur me projektin multietnik për komunën e Novobërdës. Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Komisioni përkrahu këtë Projekt,me të cilin parashihet ndërtimi i 29 shtëpive, mirëpo nga aspekti financiar kishte disa vërejtje që kishin të bënin me mospërfilljen e procedurave ligjore, sa i përket anës buxhetore.Shih për këtë Komisioni propozoi që kjo kërkesë të kompletohet në pajtim me dispozitat e menaxhimit të financave publike dhe pastaj të shqyrtohet për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.Në vijim Komisioni shqyrtoi Raportin e Agjensionit Kundër Korrupsionit për vitin 2008, si dhe pjesën financiare të Raportit se Zyrës se Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina për vitin 2008. Pasi përfaqësuesit e këtyre institucioneve njoftuan Komisionin për ecuritë buxhetore, këto raporte u përkrahën nga Komisioni për procedim të mëtejmë.

Në rendin e ditës ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për Themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente dhe i Projketligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente. Komisioni konstatoi se amendamentimet nuk kanë implikime buxhertore, ndaj u përkrah procedimi i mëtejmë i këtyre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit  për Buxhet dhe Financa