Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 06.05.2009
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme është informuar për rastin e vjedhjes së gjërave të sekuestruara në dhomën e provave të Policisë së Kosovës më 25 prill të këtij viti. Në mungesë të drejtorit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmetit, para Komisionit raportoi një ekip i stafit drejtues të Policisë së Kosovës , kryesuar nga kolonel Riza Shillova.
Anëtarët e Komisionit kanë bërë vërejtje lidhur me mosparaqitjen e Sheremet Ahmetit në këtë mbledhje. Komisioni është informuar nga ky ekip për rastin dhe hetimet që janë duke u zhvilluar . Pas kësaj Komisioni dha disa vlerësime lidhur me këtë rast . Në këtë vështrim u tha se nga përgjegjësia nuk mund shpëtojë askush , qoftë nga aspekti moral ose penal. Komisioni mbetet i përkushtuar që kjo çështje të zbardhet sa më parë. Është diskutuar edhe përgjegjësia e stafit drejtues të Policisë së Kosovës , përfshirë edhe drejtorin e saj , Sheremet Ahmetin. Pritet që Komisioni pas mbledhjes së informatave shtesë të kërkojë seancë të veçantë të Kuvendit për këtë çështje.