Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga homologu i tij suedez, Westerberg
, 07.05.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Suedi në krye të delegacionit parlamentar të Kosovës, në përbërje të të cilit janë anëtari i Kryesisë, Nexhat Daci, deputetet Safete Hadërgjonaj dhe Suzan Novobërdaliu, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për protokoll, Skënder Reçica është pritur sot nga kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg.
Kryeparlamentari Krasniqi, pasi e ka falënderuar Suedinë për mbështetjen e Kosovës dhe njohjen e shpejtë të saj, e ka njoftuar homologun e tij suedez, Westerberg, për punën dhe të arriturat e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të parë të pavarësisë së vendit. “Kemi vënë raporte të mira ndërparlamentare me shumë vende të botës, po njihemi me përvojat e tyre dhe po mësojmë nga demokracitë e vendeve perëndimore”, ka thënë Krasniqi, i cili ka folur edhe për punën e madhe të institucioneve të Kosovës për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e komuniteteve pakicë. Ai ka vënë në pah marrëdhëniet e mira të Kosovës me vendet fqinje, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e marrëdhënieve të mira edhe me Serbinë, e cila, siç është shprehur ai, vazhdon të ketë probleme me vetveten.
Duke shprehur nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, kreu i legjislativit të Kosovës është angazhuar për hartimin e një memorandumi të bashkëpunimit dhe krijimin e grupeve të miqësisë. Ai, ndërkaq, ka kërkuar që Suedia si kryesuese e BE-së ( nga një korriku i këtij viti) ta mbështesë Kosovën drejt proceseve të integrimit evropian, duke i mundësuar Kosovës pjesëmarrje në mekanizmat evropianë, fillimisht si vëzhgues dhe mysafirë, e më vonë edhe si anëtare me të drejta të plota.
Krasniqi e ka quajtur Kosovën vend atraktiv edhe për investimet suedeze. Ai ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrjen e kuvendarëve të Kosovës në Konferencën për barazi gjinore që do të mbahet gjatë kësaj vjeshte në Suedi dhe e ka falënderuar homologun suedez për përkthimin e ueb-faqes së këtij parlamenti edhe në gjuhën shqipe.
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg, nga ana e tij, ka konfirmuar miqësinë ndërmjet dy vendeve. Ai ka pohuar se Suedia, duke qenë urë ndërlidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, vazhdon me sukses dialogun për anëtarësimin e vendeve të kësaj hapësire në BE. Ai ka uruar mbarësi dhe begati për popullin e Kosovës, sidomos në ngritjen e përhershme të të drejtave të njeriut, në mënyrë që edhe Kosova sa më shpejtë të hyjë në BE. Kryeparlamentari suedez ka premtuar se vendi i tij do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejtë integrimit evropian.
Westerberg e ka pritur me kënaqësi ftesën e kryeparlamentarit Krasniqi për ta vizituar vendin tonë. Ai sonte do të shtrojë darkë për delegacionin parlamentar nga Kosova.