Lajmet e fundit
Deputeti Beqiri priti kandidaten për eurodeputete nga Belgjika, znj. Kumanova-Gashi
, 08.05.2009
Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, priti sot në një takim kandidaten për eurodeputete nga Namyri i Belgjikës, zonjën Nermine Kumanova-Gashi.
Znj. Kumanova-Gashi si kandidate e Partisë së Gjelbër dhe e vetmja shqiptare kandidate për eurodeputete në Belgjikë, shfaqi interesim të veçantë për punën e komisionit, sidomos sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe zbulimit të fatit të pagjeturve.
Z. Beqiri e informoj atë për punën e komisionit, sfidat me të cilat ballafaqohet komisioni dhe deputetët por edhe të arriturat e përgjithshme të legjislativit të vendit. Ai, me këtë rast, falënderoi shtetin Belg, si dhe komunitetin shqiptar që jeton në këtë shtet për kontributin e dhënë për jetësimin e shtetësisë së Kosovës. Ai në fund znj. Kumanova-Gashi i shprehu përkrahjen e tij dhe i uroi fat në garën e saj për eurodeputete në Parlamentin Evropian, gjë që, siç u shpreh ai, do të ishte nder i veçantë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.