Lajmet e fundit
U lexua draft Rezoluta për të rinjtë, e cila do t’ i dorëzohet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian
, 09.05.2009
Në kuadër të shënimit të 9 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Evropës ,në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot u mbajt një sesion i të rinjve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, të cilët lexuan një draft Rezolutë për të rinjtë, e cila pastaj do t’ i dorëzohet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Pjesëmarrësit e këtij sesioni, në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i përshëndeti anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili njëherësh i përgëzoi të rinjtë edhe për Ditën e Evropës dhe për këto nisma për t’ u bërë oponent nga këndvështrimi i të rinjve për institucionet e Kosovës. Nëpërmjet këtyre nismave, tha Xhavit Haliti, ju kërkoni që edhe rinia të ketë mbrojtjen dhe mbështetjen në ligj,kërkoni që shoqëria kosovare të jetë e angazhuar për të investuar në interesin tuaj, sepse duke investuar në interesin tuaj, për edukimin dhe shkollimin tuaj, investohet për të ardhmen e Kosovës , për sigurinë që duhet ta ketë Kosova për të ecur në këmbë të veta. Në këtë mënyrë, rinia e Kosovës do të jetë konkurrente në tregun e punës në Evropë dhe njëkohësisht konkurrente në trajtimin e problematikave zhvillimore evropiane, e jo vetëm lokale në Kosovë . “Shënimi i ditës së Evropës është një rast më tepër për institucionet e Kosovës, për të promovuar rëndësinë e procesit të integrimit evropian, duke ditur se pas pavarësimit të Kosovës, prioriteti themelor i saj është integrimi në strukturat euroatlantike e posaçërisht në Bashkimit Evropian . Ne jemi të vetëdijshëm se rruga e Kosovës në procesin e integrimit evropian është e vështir dhe e gjatë, por sidoqoftë, jemi shumë të bindur që Kosova do të arrij t’i përmbush me sukses obligimet e veta që dalin si rrjedhojë e këtij procesi. Angazhimi juaj në ndërtimin e parlamentit rinor do të ndikojë shumë në hapat që do të ndërmerrni drejt të ardhmes suaj .Rregullat që do të aplikoni në kuadër të institucionit tuaj do të jenë garanci se e ardhmja e juaj dhe e Kosovës do të jetë në duar të sigurta”, theksoi Xhavit Haliti.
Pjesëmarrësve iu drejtuan me nga një fjalë rasti edhe Lindita Loshi, drejtore ekzekutive e Qendrës së Rinisë së Prishtinës, Ardita Repishti, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare e të Rinjve të Shqipërisë dhe Avdulla Hasani , kryetar i Këshillit Nismëtar të Grupi të të Rinjve të Kosovës.