Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Medie
, 08.05.2009
Komisioni për Shërbime Publike, Administartë Lokale dhe Medie, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Esat Brajshori, në mbledhjen e sotme pikë kryesore pati shqyrtimin e Raportit të RTK-së për vitin 2008.
Duke diskutuar për këtë pikë, të gjithë anëtarët e Komisionit u pajtuan se ky Raport nuk është i përgatitur mirë dhe në mënyrë profesionale, dhe si i tillë nuk do të duhej të shkojë për diskutim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në fund u nxor përfundim sipas të cilit me shkrim të njoftohet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës që, anëtarët e Komisionit kërkojnë harmonizimin e këtij Raporti me Ligjin për RTK-në, dhe pastaj si i tillë t’i dërgohet sërish këtij Komisioni në rishqyrtim.