Lajmet e fundit

Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, u takua me ipeshkvin e Kishës Katolike të Kosovës, imzot Dodë Gjergji

, 13.05.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ipeshkvin  e Kishës Katolike të Kosovës,  imzot Dodë Gjergji. Teme themelore e këtij takim ishte bashkëpunimi i ndërsjellë, vështruar edhe në aspektin e kushteve shumë më të favorshme të angazhimeve për të çuar përpara të gjitha rrjedhat e jetës në Kosovën e pavarur.”Ka qenë fat yni që në Kosovën e pavarur të jemi në krye të këtyre dy institucioneve”, shprehu në fillim kënaqësinë , kryeparlamentari Krasniqi, në një prononcim për media. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi theksoi se ka shprehur falënderimin e tij ndaj   imzot Dodë Gjergji dhe Kishës Katolike , e cila në ditët më të vështira  qëndroi afër qytetarëve për t’ i ndihmuar. Kisha Katolike u angazhua në të gjitha proceset në Kosovë, duke mos harruar edhe lobimin për njohjen e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkëpunimi me Kishën Katolike do të zhvillohet në kontinuitet në të gjitha etapat e zhvillimit, theksoi kryeparlamentari Krasniqi, duke ditur se institucioni i fesë është i rëndësishëm  për qytetarët tanë.

Ipeshkvi i Kishës Katolike të Kosovës,  imzot Dodë Gjergji, theksoi se gjatë takimit “kemi pasur mendime të njëjta për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë”. Ai shprehu kënaqësinë që tani në paqe mund të bisedojmë  për të gjitha nevojat tona. Në të gjithë proceset që zhvillohen, theksoi imzot  Dodë Gjergji, duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë si qytetarë,si familje dhe si institucione. Nëse si Kishë dhe Parlament marrim përgjegjësitë, atëherë edhe të ardhmen do ta kemi më të mirë. Imzot Dodë Gjergji vlerësoi se marrëdhëniet ndërfetare janë shumë të mira nga fakti se të gjithë njerëzit duan të jetojnë në paqe. Në këtë takim kryeparlamentari Krasniqi u njoftua edhe për  simpoziumin që do të mbahet  në shenjë të 2 mijë vjetorit të lindjes së Shën Palit.


Me këtë rast, ipeshkvit të  Kishës Katolike të Kosovës,  imzot Dodë Gjergjit kryeparlamentari Krasniqi ia dorëzoi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë.
 

Nga takimi Krqasniqi - Imzot Dodë GjergjiKryeparlamentari, dr. Jakup  Krasniqi, u takua  me ipeshkvin  e Kishës Katolike të Kosovës,  imzot Dodë Gjergji