Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 14.05.2009
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka paraqitur para deputetëve një informatë lidhur me gjendjen në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ai ka pohuar se humbjet e shënuara në së mjeteve financiare të Trustit Pensionale të Kosovës ishte pasojë e krizës globale financiare, e cila është pasuar me krizë ekonomike dhe me recesion, prandaj, ka theksuar Rexhepi humbja e vlerës së këtyre mjeteve ishte i pashmangshëm. Guvernatori, ndërkaq është shprehur optimist se Kosova do ta mbijetojë krizën dhe se do të fillojnë të kthehen humbjet nga mjete financiare të Trustit, pasi që ka filluar të normalizohet tregu financiar botëror.
Pas kësaj ka filluar debati parlamentar për gjendjen e Trustit dhe informatën e prezantuar të guvernatorit. Shumë nga deputetët kanë shfaqur pakënaqësi pse guvernatori nuk ka prezantuar raport të hollësishëm për gjendjen e trustit, por është mjaftuar me një informatë përgjithësuese. Në debat si rrallëherë është puqur qëndrimi i deputetëve, pavarësisht nga përkatësia partiake, për humbjet e mëdha të vlerës së mjeteve nga fondi i TPK-së, që vlerësohen deri në 34 për qind (rreth 106 milionë euro), duke kërkuar përgjegjësi për këtë humbje enorme të kontributeve pensionale të të punësuarve në Kosovë.
Në vazhdim deputetët kanë rishqyrtuar për herë të parë: Projektligjin për standardizimin, të cilin e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zharku, kurse Projektligjin për fuqizim dhe pjesëmarrje të Rinisë, të prezantuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Valon Beqiri.
Të dy këto projektligje janë miratuar në parim, si dhe janë përcaktuar komisionet funksionale për amendamentimin re tyre deri në shqyrtim të dytë.
Edhe në këtë seancë, si rëndom, pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë u janë përgjigjur kryeministri Hashim Thaçi, si dhe ministrat e kabinetit ët tij qeveritar.
Pikat e tjera të rendit të ditës kanë mbetur të shqyrtohet pas përfundimit të seancës së nesërme, kur pritet të zgjedhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.