Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Komisionit për Mbrojtje të Senatit të Italisë
, 15.05.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës kishin një takim me një delegacion të Komisionit për Mbrojtje të Senatit të Italisë , i kryesuar nga senatori Giampiero Cantoni. Pasi i uroi mirëseardhje delegacionit, kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi lart kontributin e Italisë që jep në mbarë proceset e Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve,duke përfshirë edhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës .Ndërkaq, në vijim kryeparlamentari Krasniqi njoftoi mysafirët me zhvillimet më të reja në Kosovë, posaçërisht në periudhën pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Që nga 17 shkurti i vitit të shkuar në Kosovë kanë ndodhur shumë ndryshime dhe zhvillime pozitive demokratike, ndër të cilat vlen të përmendet edhe aprovimi i Kushtetutës së Kosovës. Këto rezultate , theksoi më tuje z. Krasniqi, janë edhe meritë e Bashkimit Evropian.
Bashkësia ndërkombëtare po e ndihmon Kosovën edhe me donacione të ndryshme, por një meritë e veçantë e vendeve të aleancës veriatlantike janë edhe forcat e KFOR-it që gjenden në Kosovë, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Anketat që bëhen me qytetarë vazhdimisht tregojnë se KFOR-i gëzon autoritetin më të lartë në Kosovë, në kuadër të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Në vijim kryeparlamentari Krasniqi foli për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe për punët në aprovimin e ligjeve, duke theksuar se në këtë periudhë janë aprovuar 100 ligje, nga të cilat 52 dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, e cila është përfshirë edhe në Kushtetutë. Të gjitha këto ligje kontribuojnë në konsolidimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa një sukses tjetër i madh në këtë aspekt është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që u bë në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës. Të gjitha këto rezultate tregojnë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka prodhuar stabilitet dhe siguri në Rajon dhe më gjerë. Duke folur për sfidat e ardhshme të Kosovës, kreu i legjislativit të vendit tha se ndër synimet kryesore të Kosovës në të ardhmen janë anëtarësimi në OKB, integrimi në BE dhe zhvillimi më i shpejtuar ekonomik, i cili do të zbuste papunësinë e lartë që mbretëron ne vend. Në këtë vështrim ai përmendi nevojën e ndihmës ekonomike të BE-së, e në këtë kuadër u ftua biznesi italian për investime më të gjera në Kosovë, duke ditur se vendi ynë ka krijuar lehtësi të mëdha për investime të jashtme.
Në fjalën e tij senatori Giampiero Cantoni me tone të ngrohta foli për zhvillimet impresive në Kosovë. Në këtë frymë ai tha se Italia e ka pranuar me kënaqësi pavarësinë e Kosovës, ndërsa praninë e kontingjentit italian në kuadër të KFOR-it në Kosovë, e quajti shumë domethënës , sepse hapësira e Ballkanit është shumë e rëndësishme për paqen në botë. Senatori Giampiero Cantoni pastaj shprehu përgëzimet e tij për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shenjë kjo e një progresi të madh të Kosovës, duke ditur se ky institucion është me rëndësi thelbësore për zhvillimet e mëtejme demokratike në Kosovë. Në vazhdim z. Cantoni tha se pavarësinë e Kosovës tashmë e kanë njohur 58 shtete të botës , të cilat përbëjnë 80 për qind të prodhimit botëror, ndërsa një hap tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe pranimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Lidhur me përkrahjen e Italisë edhe në aspektin ekonomik , z. Cantoni tha se ekziston një interesim i ndjeshëm i ndërmarrjeve italiane për të investuar në Kosovë. Ai pastaj konfirmoi interesimin gjithnjë në rritje të Senatit dhe Parlamentit të Italisë për të thelluar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, si dhe me institucionet tjera të vendit, nisur nga fakti se në Kosovë kanë ndodhur zhvillime të mëdha në shumë lëmenj,pa harruar edhe sferën e sigurimit të të drejtave themelore të njeriut.”Kemi interes absolut që të ecim krahas e miqësisht në çdo hap me ju,sepse jemi gati në kufi,ndërsa e çmojmë shumë edhe respektin tuaj për pjesëtarët italianë të KFOR-it”,theksoi senatori Giampiero Cantoni.
Në kuadër të planeve rreth formimit të komisioneve të reja në kuadër të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri , Rrustem Mustafa, foli për nevojën e formimit të Komisionit të veçantë për Forcën e Sigurisë. Ndërkaq, ai në vijim foli edhe për çështjen e papunësisë së madhe në Kosovë, duke shtruar nevojën për një hapje më të madhe të tregut italian të punës ndaj të rinjve nga Kosova edhe për punë stinore. Në takim u shtrua edhe çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë vështrim u tha se ky preokupim do t’ ju përcillet institucioneve italiane, por s’ duhet harruar se edhe ky vend ndien krizën përgjithshme që ka përfshirë botën.
Në një pyetje rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë, të shtruar nw prononcimin pwr media , kryeparlamentari Krasniqi tha se gjendja e sigurisë në Kosovë kurrë s’ ka qenë më e mirë.