Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi pret në takim lamtumirës përfaqësuesin e UNDP-së, Mauring
, 13.05.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës koordinatorin e Agjencive për Zhvillim të OKB-së dhe përfaqësues i përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring.
Zotëri Mauring, i cili ka punuar për tri vjet e gjysmë në Kosovë, ka shfaqur kënaqësinë për bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e vendit tonë, sidomos me Kuvendin, si dhe ka vlerësuar veprimet e Kuvendit për miratimin e Deklaratës së Mijëvjeçarit dhe përmbushjen e Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit.
“Po largohem nga Kosova me përvoja shumë më të mëdha dhe shpresoj që UNDP-ja shumë shpejtë do ta emërojë pasardhësin tim në Kosovë, i cili do të vazhdojë mbështetjen e institucioneve të Kosovës, ka thënë Muring në takimin e tij lamtumirës me kreun e legjislativit të vendit.
“Të arriturat e mëdha të Kosovës janë të arritura të përbashkëta tonat dhe të miqve tanë ndërkombëtarë, prandaj edhe të UNDP-së”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, duke e falënderuar z. Maurin për bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe duke i uruar sukses në karrierën e mëtutjeshme të tij profesionale. Ai i ka shprehur z. Mauring konsideratat edhe në emër të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos për zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të vendit, por edhe për ndërtimin e një politike të re të bashkëpunimit.