Lajmet e fundit
Të premten votohet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
, 13.05.2009
Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, do të mbahet ditën e premte, më 16 maj 2009, ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka vlerësuar tepër të rëndësishme për Kuvendin e Kosovës që para njëvjetorit të Kushtetutës së Kosovës të zgjedhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe të miratohet Rregullorja e Punës së Kuvendit.
Duke shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe duke u pajtuar për rëndësinë e funksionimit sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që në funksion të përmbylljes së suksesshme të zgjedhjes së këtyre gjyqtarëve, votimi të jetë elektronik.
Pasi që nga 21 kandidatë e rekomanduar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, do të zgjedhën katër gjyqtarë shqiptarë dhe dy të tjerë nga radhët e minoriteteve, është parë e udhës që të votohen listat e kandidatëve, të mbështetura nga grupet parlamentare. Është sugjeruar që listat e tilla, mundësisht, të kenë mbështetjen e sa më shumë grupeve parlamentare.
Anëtarët e Kryesisë në mbledhjen e sotme janë njoftuar me Rekomandimin e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji lidhur me konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkollat fillore dhe të mesme ne Komunën e Prizrenit.
Në takimin e sotëm është ngritur edhe një herë çështja e procedimit të kërkesave të grupeve parlamentare, konform Rregullores së Punës së Kuvendit, si dhe është sugjeruar që për parashtrimin e kërkesave të ngutshme, të sigurohet nënshkrimi 40 deputetëve, në mënyrë që të mos zvarritet puna e seancave plenare duke debatuar për pikat e propozuara shtesë të rendit të ditës.