Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 18.05.2009
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi raportin e punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2008, i cili, në fakt, ishte plotësim i një raporti të më hershëm të Institutit Gjyqësor, që nuk i pati kënaqur me cilësinë dhe përmbajtjen e tij anëtarët e Komisionit. Me gjithë kërkesat e Komisionit që raporti të plotësohej me elemente shtesë për çështjen e Bordit të institutit, çështjet financiare, organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve nga vetë anëtarët e Bordit, si dhe për konfliktin e interesit, në raste të ngjashme, anëtarët e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, nuk kanë qenë të kënaqur edhe me plotësimet e raportit, por janë pajtuar që ai të shqyrtohet në seancë plenare.
Po në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar raportin e Panelit rekrutuese për përzgjedhjen e kandidateve për pozitën Avokatit të Popullit. Kryetari i Komisionit Hyseni, por edhe anëtarët e tjerë e kanë vlerësuar pozitivisht punën e panelit. Drejtuesi i këtij paneli, Ibrahim Makolli, ka lavdëruar cilësitë e mira të kandidatëve të intervistuar të kandidatëve për Avokat të Popullit, duke pohuar se tetë prej tyre kanë marrë mbi 90 për qind të pikëve të mundshme, kurse ka theksuar se paneli ia propozon Kuvendit do të votojë për tre më të mirët: Besnik Osmani, Sami Kurteshi dhe Veton Vula.
Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar edhe raportin e punës së Komisionit për ndihmë juridike për vitin 2008, duke kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të marri pjesë kryesuesi i këtij mekanizmi për të dhënë sqarimet e nevojshme.
Në të njëjtën mbledhje është shqyrtuar raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa për Projektligjin për themelimin e Departamentit për Mjekësin Ligjore, si dhe baza ligjore e Projektligjit për standardizim dhe e Projektligjit për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e rinisë.