Lajmet e fundit
U konstituua Kuvendi i të Rinjve të Kosovës
, 19.05.2009
Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës. Mbledhjen e parlamentaëve të rinj e hapi Fjolla Metaj. Në fillim të mbledhjes u intonua himni , ndërsa pastaj deputetet e rinj dhanë betimin. Në punimet e këtij kuvendi morën pjesë edhe deputetë Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të vendit.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës deputetët e rinj u përshëndetën nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Valton Beqiri. Ata përgëzuan të rinjtë për konstituimin e këtij Kuvendi, si dhe shprehën gatishmëri për përkrahjen e nismave të tyre në të mirë të të rinjve dhe mbarë qytetarëve të Kosovës.
Kryetar i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës me votim të fshehtë u zgjodh Avdullah Hasani. Në fjalën e tij përshëndetëse, Avdullah Hasani theksoi se ky kuvend shpreh idenë e lirisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.