Lajmet e fundit
Të martën konstituohet Kuvendi i të Rinjve të Kosovës
, 18.05.2009
Të martën, më 19.5.2009, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në orën 13:00 mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.
Dyzet e pesë deputetë, të deleguar nga asambletë komunale të të rinjve, do të zgjedhin kryetarin dhe dy nënkryetarë të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.
Në këtë seancë themeluese merr pjesë kryeparlamentari Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.