Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

, 19.05.2009




Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Midisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilin e kryesonte kryetari i Komisionit, z. Lulzim Zeneli, ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën temë bosht e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i rekomandimit të Ministrisë së Midisit dhe të Planifikimit Hapësinor, përkitazi me monitorimin e Ligjit të mbeturinave.

Në mbledhjen e lartpërmendur, përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të KDI-së.

Në këtë mbledhje duke shqyrtuar rekomandimin Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, përkitazi me monitorimin e Ligjit të mbeturinave, është tumirë Vendimi që në fillim të muajit Qershor të vizitohen komuna e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Shtimes dhe e Drenasit, ku anëtarët e Komisionit do të kenë rastin që në vendngjarje duke vizituar depot e mbeturinave, si dhe në takimet me zyrtarët e strukturave komunale, me inspektorët për ruajtjen e mjedisit si dhe me personalitete tjera kompetentë që janë të ngarkuar për ruajtjen e mjedisit, të informohen drejtpërdrejt përkitazi me Ligjin e mbeturinave në komunat e sipër theksuara.
Nga mbledhja e Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor